DUBLIN- Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta e II-të, po viziton Irlandën në një vizitë të cilësuar historike.

Kjo është vizita e parë e një mbretëreshe të Britanisë së Madhe në 100 vitet e fundit, në Irlandë, që prej kohës kur ky vend ka fituar pavarësinë nga Londra, në vitin 1921.

Për qëndrimin e saj katër ditor në Iralndë, janë shtuar ndjeshëm masat e sogurisë, ku janë aktivizuar mbi 8500 policë në mbrojtje të Mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj, Princit Philip.

Nacionalistët disidentë kanë thënë se mbretëresha nuk është e mirëseardhur në tokën irlandeze, ndërsa një kërcënim i koduar që u dërgua të hënën në mbrëmje, nxiti një alarm rreth çështjeve të sigurisë në Londër.

Ndërkohë, policia irlandeze njoftoi se forcat e sigurisë së këtij vendi ka çaktivizuar një sasi eksplozivi në afërsi të Dublini, pas njoftimit nga një telefonatë anonime.