Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Sirisë, Ualid al-Mualem, ndërsa vazhdon sesioni i vjeshtës në Nju Jork. Takimi ndodh në momentin kur në selinë e OKB-së, sipas burime diplomatike, po qarkullon një draft rezolutë e cila parashikon sanksione të reja për Damaskun, nëse nuk ndërpritet dhuna ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Pas draftit qëndrojnë Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Portugalia dhe në të dënohet qëndrimi i Sirisë ndaj apelit ndërkombëtar për ndërprerjen e dhunës. Pavarësisht paralajmërimit të hapur ndërkombëtar, Damasku sërish përdori forcat e sigurisë të mbështetura nga tanke dhe helikopterë për të shtypur protestat në qytetin Rastan.