Miratimi i planit për 1100 shtëpi të reja në pjesën lindore të Jerusalemit, nga ana e qeverisë së Tel Avivit ka shkaktuar pakënaqësi në selinë e OKB-së dhe në Bruksel, ndërsa Shtëpia e BArdhë ka thënë se vendimi nuk i shërben bisedimeve me palestinezët. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha se plani i Izraelit “do të duhet të mos zbatohet, pasi shkatërron negociatat për paqe me palestinezët.

OKB e ka kritikuar planin, pasi zyrtarë të saj thanë në Këshillin e Sigurimit, se vendimi i Izraelit paraqet “shqetësim të veçantë. Vendbanimet e reja në territoret e pushtuara palestineze ishte arsyeja e parë për dështimin e bisedimeve që paraqiti presidenti palestinez, Mahmud ABaz gjatë fjalës së tij në OKB, ku paraqiti kërkesën për njohje të plotë të shtetësisë.

Juli Prifti