Gjenevë, 1 Maj – Unioni Radiodifuziv i Evropës (EBU), organizatori i Eurosong, ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës në garat Eurovision Young Dancers që do të mbahen në Oslo më 24 qershor, siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, edhe pse Radio Televizioni i Kosovës nuk është anëtar i kësaj organizate.
Për këtë shkak në listën e pjesëmarrësve në këtë garë nuk ka përfaqësues të Serbisë, edhe pse Radio Televizioni i Serbisë është anëtar me të drejta të plota të EBU.
Sipas kësaj gazeta serbe, ndër 10 garuesit nuk do të jetë askush nga vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përpos Greqisë. Continue reading