Historia e një emigranti shqiptar të martuar me një vajzë amerikane. Të dy punojnë 10 orë në ditë në 7 ditë të javës dhe gjejnë kohë për të rritur fëmijët. Skeptikët mund thonë që një prej ushqimeve të servirura në menu, e quajtur “Pizza Best Ever” është një hiperbolë e pastër marketingu, duke pasur parasysh veçanërisht vendin në të cilin është ekspozuar në mur në një piceri në Montana-n veriperëndimore.
Por për t’i sfiduar këta skeptikë, picajolët e Bigfork, Engjell Vrapi dhe Kaleigh Brook, burrë dhe grua, pronarë të “Sun-Mountain Trattoria and Pizzeria”, e nxorën picën e tyre të famshme në rrugët e Las Vegas-it duke hyrë në Konkursin Ndërkombëtar të Pizës. Për katër ditë, çifti garoi mes shefash kuzhine italianë dhe picajolëve më të njohur në rang botëror, duke suportuar talljet e konkurentëve të tjerë, të cilët, historinë kulinare të Montanë-s e konsiderojnë si të pagdhendur dhe jo të niveleve për të marrë pjesë në këtë konkurs të famshëm të picerisë. Continue reading →