Nga: Besmir SEMANAJ
Ora eshte 00:00, po kthehem ne shtepi pas nje dite sa te bukur aq dhe te lodhshme. Ne mesin e nates ka dicka qe ndricon me shume se cdo gje tjeter. Nje citylight ku shkruhet “Ne jemi rruga e vetme”.Ndoshta i shtyre dhe nga nata ne vetmi rrugeve te ketij qyteti fillova te mendoj mbi ate slogan “Ne jemi rruga e vetme”. Po mundohesha te sillja ne mendje kete rruge, fatkeqesisht nuk po me vinte asgje ne mend. Atehere mendova, naten e kam para, le te shetis pak ne kryeqytetin tim.Per momentin e gjej veten prane pallatit me shigjeta tek shetis buze Lanes dhe vertete qe eshte nje rruge e bukur, me gjelberim, tortuar te rregullt drita qe rrine te ‘ndezura’! Rruge e qe ja vlen te ecesh. Me shpresen e vendeve te tilla eci perpara si ne rruge ashtu dhe mendime.Ndodhem para kryeministrise, kam frike qe kujtimet me cuan ne vende qe nuk kam qene ndonjehere, shikoj cadra gjithandej. Mos valle jam ne Libi. Ah, jo jo mu kujtua, thjesht kisha shkuar disa muaj mbrapa. Cadra ne mes te kryeqytet, u merzita, por isha akoma i frymezuar nga rruga prane Lanes.Vetem pas 2-3 hapash me dolen para qindra persona qe bertisnin, shanin, gjuanin me gure policine e shtetit. U merzita por perseri mendova se ndoshta kerkojne te ndertojne nje rruge si ajo e Lanes dhe e mblodha veten.Ndodhem ne qender te kryeqytetit tim, shikoj qe para kam nje grope te madhe dhe them me vete ketu punohet. Por pa dashur me vjen ne mendja sa kohe ka kjo grope dhe sa kohe me duhet qe te iki cdo dite ne pune nga trafiku i pa perballushem.Perseri mendoj rrugen prane Lanes dhe vazhdoj. Continue reading →