Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen, përshëndeti procesin zgjedhor në Shqipëri, megjithë mosmarrëveshjet e fundit mbi numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, vendim që, siç tha ai, do ta marrë Kolegji Zgjedhor.
Zoti Kantrimen tha se përfundimi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë edhe perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë Tomas Kantrimen vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet vendore në Shqipëri, duke thënë se kjo tregon interesin shqiptarëve për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë.
“Dua të përshëndes votuesit në Shqipëri jo vetëm për pjesëmarrjen e lartë, por edhe për një proces paqësor votimi. Kjo, – tha Kantrimen, – është fitore e madhe për popullin shqiptar”. Continue reading