Rrëshen, (Ora13:30)- Kryeministri Sali Berisha dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan, mbërritën në orën 13:00 në Rrëshen, dhe pasi përshkruan një pjesë të rrugës në këmbë mbajtën fjalën e tyre. Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha se “kjo vepër është dëshmia e madhështisë së lirisë, ndërtuar këtu në terrenin ndoshta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vite më parë renditej në 3-4 më të varfërit në botë”.
Në urën e Fanit, pak kilometra në të djathtë të Rrëshenit, Kryeministri kujtoi se kjo vepër publike, më e madhja e ndërtuar në historinë e vendit, “është ndërtuar në kohë rekord. Ajo filloi në shkurtin e vitit 2007 dhe përfundoi në qershorin e këtij viti”. Continue reading